Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj kanë diskutuar për fillimin e vitit të ri shkollor.
“Fillimi i mësimit të organizohet në mënyrën e duhur në këto rrethana të krijuara nga pandemia COVID-19, të gjitha vendimet e nevojshme do të merren në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKShPK-në, Ministrinë e Arsimit dhe institucionet tjera relevante.
Do të vazhdojmë përpjekjet e përbashkëta dhe koordinimin ndërinstitucional.
Ne po ndërmarrim të gjitha masat dhe po bëjmë përgatitjet e duhura që procesi mësimor të nis sipas planit të paraparë, duke respektuar masat mbrojtëse kundër virusit dhe të gjitha protokollet e sigurisë së shëndetit”, ka thënë Zemaj.
https://www.facebook.com/zemajarmend/photos/pcb.3383738165006373/3383738068339716/