• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Nacionale
  3. Vetëvendosje: Zajednica është projekt i vdekur, i shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese
Nacionale

Vetëvendosje: Zajednica është projekt i vdekur, i shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese

by Redaksia 2LONLINE 11 Shtator, 2020 2 min read
 Vetëvendosje: Zajednica është projekt i vdekur, i shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese

Sot, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, anëtarë të Komisionit për Legjislacion kanë dorëzuar kërkesën për të ftuar në raportim para komisionit Avdullah Hotin lidhur me deklarimet e tij se do të zbatohet marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përkundër se Gjykata Kushtetuese kishte gjetur dhe konstatuar se kjo marrëveshje bie në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në 23 nene.

Avdullah Hoti, gjatë vizitës në Bruksel, dje, ka deklaruar ndër të tjera se “Ne kemi nënshkruar marrëveshje në vitin 2015 për këtë Asociacion dhe ne do ta respektojmë plotësisht atë…”. Ky qëndrim i Avdullah Hotit duke shpërfillur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është tendencë për ta vënë marrëveshjen për “Zajdenicën” mbi Kushtetutën dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Politikisht kjo marrëveshje bosnjëzon Kosovën dhe vendosë konditat për ndarje dhe defunksionalizim të shtetit të Kosovës, kurse në kuptimin kushtetues rrënon rendin kushtetues, thuhet në komunikatë ne Vetëvendosjes.

Zajednica është projekt i vdekur, i shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese pas kundërshtimit qytetarë dhe opozitarë. Avdullah Hoti nuk mund t’i imponojë Kosovës dhe popullit të saj një projekt kundërkushtetues dhe që rrënon mundësinë për një shtet unitar dhe funksional.

Siç dihet, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në Aktgjykimin KO130/15, të datës 23 dhjetor 2015, ka konstatuar se Parimet e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, nuk janë në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës dhe barazinë para ligjit. Kësisoj kjo marrëveshje nuk mund të rivihet në vëmendje sado përkushtimit të Hotit për të përmbushur kërkesat e Serbisë, thuhet në komunikatë.

Tags: Komisionit për Legjislacion kryeministrin Hoti Vetevendosje
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet tryezë diskutimi me temën “Qasja në drejtësi për qytetarët e Komunës

27 Maj, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, uroi me rastin e gradimit Gjeneral

27 Maj, 2022
Info+

Një nismë, një ide brilante e vullnetarëve të Kryqit të Kuq në

27 Maj, 2022
Art/Kult

Të shtunën në Gjilan, “Full Night Culture”

27 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Ja cilat janë gjashtë parimet e Vetëvendosjes mbi të cilat ofrohet bashkëpunimi me partitë tjera për bashkëqeverisje

21 Dhjetor, 2021

Kreu i Gjilanit bënë të ditura parimet mbi të cilat do të vendoset bashkëpunimi me subjektet tjera politike

21 Dhjetor, 2021

Llashtica e mobilizuar për ta votuar numrin 144

12 Nëntor, 2021

Cërnica ka vendosur për numrin 144

12 Nëntor, 2021

Pensionistët me Albanin (VIDEO)

12 Nëntor, 2021

Zhegra heroike vulos mbështetjen për Lëvizjen

12 Nëntor, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com