“Sot ndodhi një vrasje e rëndë në Kosovë në pjesën veriore të saj ku u vra Oliver Ivanoviq përfaqësues i një pjese të serbeve. Është akt kriminal i cili duhet të zbardhet sa më shpejtë nga organet kompetente të Kosovës siç është policia e Kosovës dhe prokuroria e shtetit” , ka thënë zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Izmi Zeka.
Ai shtoi se në këtë rast, kërkojmë që qytetarët e Kosovës të kenë besim në institucionet e sigurisë për gjetjen e fajtorëve dhe aktin kriminal që e bënë në mëngjesin e sotëm.
“Gjendja në pjesën veriore të Kosovës dhe vrasja e Oliver Ivanoviqit është edhe një sinjal se forcat e errëta dhe ndikimi i Beogradit në jetën e tyre ende është i pranishëm. Prandaj, Policia e Kosovës do të veproj fuqishëm në gjetjen e akterëve dhe përballjen e tyre me drejtësinë”, ka thënë zëvendësëminsitri Zeka..