DYLON

Në Gjilan mbahet dëgjim publik për shpronësim të pronave për ndërtimin e rrugëve katër korsi

Në Gjilan mbahet dëgjim publik për shpronësim të pronave për ndërtimin e rrugëve katër korsi
Avatar photo Redaksia

Nën organizimin e Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Infrastrukturës, sot në Gjilan është mabjtur dëgjim publik me qytetarët me qëllim të njoftimit nga afër me procedurat e shpronësimit të pronave të paluajtshme për rrugët katër korsi, Gjilan-Livoç i Ulët- Kllokot dhe Gjilan-Livoç i Epërm.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga niveli lokal, drejtori i Kadastrit, Sadudin Berisha, drejtori i Urbanizmit, Valon Shefkiu dhe ai i Shërbimeve Publikë dhe Infrastrukturës, Naser Korqa.

Qytetarët e shumë të pranishëm në këtë dëgjim publik, u njoftuan për së afërmi me parcelat që preken direkt nga ndërtimi i këtyre dy rrugëve përmes grafikoneve, duke interaktuar për të dhënë qëndrimet e tyre për detajet, kërkesat dhe rekomandimet e tyre.

EkoHigjiena

Samir Bruqi, zyrtar i lartë i Departamentit të Shpronësimit në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, tha se vlerësimet e pronave do të bëhen në përputhje me ligjin për shpronësim, derisa pagesa e tyre do të bëhet në afatin sa më të shpejt të mundshëm.

Ai ka thënë se për pakënaqësitë eventuale sa i përket çmimeve të shpronësimit, qytetarët mund t’i drejtohen gjykatave.

Përndryshe, ndërtimi i rrugëve hyrëse dhe dalëse Gjilan-Livoç i Ulët-Kllokot dhe Gjilan-Livoç i Epërm, kap koston e mbi 14 milionë eurove, me investim të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe me implementim nga Ministria e Infrastrukturës.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.