Zëvendësminsitri Izmi Zeka, ka shkruar në profilin e tij në facebook se, Azem Vllasi po harron që demonstratat e vitit 81’, si në aspektin historik ashtu edhe politik i dhanë kahe zhvillimeve progresive dhe çlirimtare përpjekjeve të pas vitit 45…
“E kuptoj z. Vllasi se ndoshta ju ka prishur rahatia e tij sikur që kanë menduar edhe disa të tjerë para dhe pas tij. I vlerësojnë jo të kohës demonstratat e 81-shit sikur edhe në kohërat e mëhershme apo edhe kur u shpartalluar perandoria osmane në fillim të shekullit XX kur disa “profet” tanë bënin përpjekje për ta rikthyer atë”, ka shkruar, ndër tjera, Zeka.
Në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7 u shfaq prapë Azem Vllasi një “personalitet” I komunizmit dhe I kohës së Titos. Unë e kuptoj z. Vllasi që demonstratat e vitit 1981 I sheh nga këndi I politikës së tij krahinore të asaj kohe dhe e ka vështirë edhe sot e asaj dite që të pajtohet me rezultatet e saj.
Vllasi po harron që demonstratat e vitit 81 si në aspektin historik ashtu edhe politik I dhanë kahe zhvillimeve progresive dhe çlirimtare përpjekjeve të pas vitit 45.
Po ashtu po harron që po të ishte pyetur ai sigurisht edhe sot do të ishim në një Jugosllavi çfarë vetëm ai e di si do të ishte. Po harron z. Vllasi se proceset dialektike e histerike nuk varen shumë nga gjykimet e ndonjë politikani apo edhe qejfet e tij për status qua.
E kuptoj z. Vllasi se ndoshta ju ka prishur rahatia e tij sikur që kanë menduar edhe disa të tjerë para dhe pas tij. I vlerësojnë jo të kohës demonstratat e 81-shit sikur edhe në kohërat e mëhershme apo edhe kur u shpartalluar perandoria osmane në fillim të shekullit XX kur disa “profet” tanë bënin përpjekje për ta rikthyer atë.
Komunizmi ka ikur bashkë me dhunën dhe egërsinë e shokut tuaj Tito që moti.
Vllasi ende jeton me kohën e tij kur ishte në pushtetin krahinor. Unë e kuptoj nostalgjinë e tij për të kaluarën e tij të “lavdishme”. Kosova pothuajse është i vetmi vend që pas luftës së rëndë dhe krijimit të shtetit nuk e ka dënuar me ligj të veçantë dhunën dhe barbarin që është bërë ndaj shqiptarëve. Prandaj edhe dalin zëra si I z. Vllasi e flasin për procese që I vunë themelet shtetit të Kosovës.