DYLON

Arrestohet shtetasja e Shqipërisë, kërkohej me urdhëresë të gjykatës

Arrestohet shtetasja e Shqipërisë, kërkohej me urdhëresë të gjykatës
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se më 22 maj, 2018 rreth orës 11:30 nga Policia e Kosovës në Gjilan është arrestuar e dyshimta L. H. (1956), shtetase e Republikës së Shqipërisë e cila ka qenë e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Ajo kërkohej për mbajtje të burgut efektiv në kohë zgjatje prej 6 (gjashte) muaj.

“Pasi që është kompletuar dokumentacioni ajo menjëherë është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Lipjanit”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.