Në momentet që po i kalon Kosova, më shumë se kurrë ka nevojë për të nxjerr një rezolutë apo ndonjë dokument tjetër, i cili dënon krimet e komunizmit në Kosovë që janë bërë prej 1945 e këtej, nga njerëzit që I kanë shërbyer pushtetit komunist, të cilët kanë penguar shtetësinë e Kosovës, por edhe ata, që në emrin e tyre, janë dënuar dhe vrarë shumë njerëz, vetëm e vetëm pse kanë kërkuar shtetësi për Kosovën.
Nga: Izmi Zeka
Gjitha këto problem që janë sot e kanë edhe këtë adresë që po pengon funksionimit e gjyqësisë, prokurorisë thënë me një fjalë respektimit dhe zbatimit të ligjeve në Kosovë.
Kjo çështje duhet të përfundoj njëherë e mirë për të mos vazhduar me politikat e shekullit komunist në Kosovë dhe për ti dhanë kahe Kosovës në proceset demokratike Evropiane.
Krejt shtetet post komuniste e kanë bërë një gjë të tillë andaj ne jemi vonuar shumë dhe vetvetiu jemi bërë pengesë e zhvillimit të shtetit.
Askush nuk ka çka frikohet nga e kaluara e tyre as edhe nga trashëgimia e tyre sepse mbi të gjitha është prosperimi I shtetit dhe perspektiva e tyre.
Kosova nuk mund të përparojë me mentalitetin komunist dhe argatët e tyre pa u reformuar sipas principeve evropiane.