DYLON

Gjilanasit kontribuojnë me kërkesa të shumta për investime komunitare në dëgjimet publike

Gjilanasit kontribuojnë me kërkesa të shumta për investime komunitare në dëgjimet publike
Avatar photo Redaksia

Qytetarët e Gjilanit, në 10 debatet publike që janë mbajtur këtë muaj për planifikimin e buxhetit për investimet në vitin fiskal 2019 dhe vlerësimet e hershme 2020-2021, kanë kontribuar me kërkesa për investime komunitare, të cilat nga autoritetet komunale janë vlerësuar reale.

Zijadin Maliqi, drejtor për Buxhet dhe Financa, ka thënë se cikli i 10 dëgjimeve buxhetore i cili ka filluar më 23 gusht, dje është përmbyllur me sukses me organizimin e debateve me komunitetet pakicë, me rininë e gratë, me banorët e Dobërçanit dhe me ata të Kmetocit, ku është përfshirë edhe Shillova, Verbica e Kmetocit dhe Përlepnica.

Maliqi tha se kërkesat e qytetarëve të cilat janë paraqitur në këto debate, do të trajtohen me seriozitet dhe me të gjitha mundësitë do të inkorporohen në planifikimin e buxhetit për investime në vitin e ardhshëm.

EkoHigjiena

Ndërkaq, drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, është shprehur se investimet në kuadër të katërshes së madhe të prioriteteve infrastrukturore të dala nga programi i kryetarit Haziri 2018 plus, do të vazhdojnë me intensitet të shtuar, por tha se kërkesat e qytetarëve për investime komunitare, do të trajtohen veç e veç dhe do t’i dalin në ndihmë atyre sa i përket implementimit.

Nën organizimin e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, janë mbajtur dëgjime buxhetore edhe me qytetarët e Llashticës, Grykës së Karadakut, Cernicës, Livoçit të Ulët, Dheut të Bardhë dhe Pogragjës, ku janë përfshirë edhe fshatrat tjerë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.