Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka thënë se prioritete të tij në këtë pozitë do të jenë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Zeka ka thënë se para ligjit do të jenë të gjithë të barabartë, sipas tij, nuk do të ketë të mëdhenj dhe të vegjël.
“Luftimi i korrupsionit dhe i krimit të organizuar, janë prioritetet kryesore. E në këtë komporacion nuk do të ketë të mëdhenj e të vegjël, të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit. Dhe do të ndëshkohen pa u kursyer sipas ligjit. Vetëm në këtë mënyrë ne kemi kryer obligimin qytetar dhe njerëzor përpara institucioneve tona shtetërore. Pastaj vijnë më radhë rregulli dhe qetësia publike etj”, ka thënë Zeka…
lexo tutje te BURIMI: Epoka e Re