Violanti pritet të shkëlqejë!

Violanti pritet të shkëlqejë!

Sot më 10 nëntor, boksieri i Klubit të Boksit “Drita” nga Gjilani, -Violant Sylejmani, do të boksojë në një ndër turnetë më me zë në Evropë, ku merr pjesë për të katërtën herë me radhë.

Është ky turneu Gongu i Artë, që mbahet në Shkup, e ku marrin pjesë boksierë të shumtë nga më se 15 shtete evropiane, e ku siç dihet boksieri gjilanas Violent Sylejmani, dy herë pat fituar medaljen e artë, njëherë të argjendtën.

Siç shprehet për 2LONLINE, trajneri gjilanas Nazim Halili, edhe këtë vit pritet që ai të ngadhënjejë dhe të shpallet edhe boksieri më i mirë dhe të merr shpërblimin kryesor, Gongu i Artë, sepse i ka të gjitha kualitetet për një gjë të tillë.

Njëkohësisht me këtë, Klubi i Boksit “Drita”, është klubi më i suksesshëm në rajon dhe më aktivi në kultivimin e sportistëve eminent.

Pjesë e ekspeditës që do të marr pjesë në këtë turne tradicional, janë edhe dy trajnerët gjilanas të klubit Drita, që po dëshmohen me punë të palodhshme, Nazim Halili dhe Musli Zymberi.. Ata për çdo ditë me plotë zell e bëjnë punën e edukatorit dhe të trajnerit në klub andaj edhe rezultatet nuk mungojnë.

 

KOMENTE