Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme është duke u angazhuar në vazhdimësi për disa çështje të rëndësisë së veçantë për qytetarët e saj.
Ai tha se ka vite që kjo ministri po punon për zgjidhjen e problemeve me dokumentacion të banorëve të Luginës së Preshevës. “Tani jemi në një fazë të shikimit të gjendjes dhe besoj që së shpejti në kuadër të ligjit për të huaj të gjejmë zgjidhje për banorët e luginës së Preshevës”, ka thënë Zeka për Portalin 2LONLINE.
Përndryshe, sipas tij, çështje tjetër me prioritet është edhe ligji për pensionimin e parakohshëm të policisë së Kosovës i cili veç tani është i gatshëm dhe jemi në konsultime me ministrinë Financave për të rrumbullakuar aspektin financiar.
“Është iniciuar edhe ligji për Ministrinë e Punëve të Brendshme që shpresojmë që në vitin e ardhshëm do të jetë i zbatueshëm për tërë ministrin. Në këtë aspekt Ministria e Punëve të brendshme është duke hartuar strategjinë 4 vjeçare e cila do të jetë bazë e mirë për ndryshime dhe avancimin edhe të sigurisë por edhe të resorëve tjerë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka thënë zëvendësministri Izmi Zeka.