Kosova ka nevojë që në afat sa më të shkurtër të përmbyll çështjen e demarkacionit dhe qytetarët të lëvizin lirshëm ne Evropë. Teket politike duhet të lihen jashtë kësaj çështje që po pengon përveç lëvizjes së lirë edhe zhvillimin ekonomik.
Kështu shprehet Izmi Zeka, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, sipas të cilit qytetaret e kanë dhënë votën për t’i zgjidhur çështjet kështu që kësaj çështje duhet t’i ipet epilog sa më shpejt.
“Bota demokratike apo institucionet demokratike të secilit vend në Evropë është respekton vendimet e parlamentit pasi që edhe ligjet që rregullojnë këtë çështje janë të tilla. Prandaj nuk duhet marrë shumë me zhurmë edhe kur iniciativat bëhen nga grup qytetarësh apo deputetësh e të cilat janë interes vital të zhvillimit të shtetit”, ka thënë Zeka.
Ai ka shtuar se është mirë që të gjithë nga pak të punojmë për perspektivën shtetërore të Kosovës duke i lënë mënjanë inatet politike sepse më në fund më së shumti po pësojnë qytetarët e Kosovës.
“Ata të cilët i gëzohen gjykatës speciale e sidomos dënimeve të djemve më të mirë të UÇK-së sigurisht se do të mbesin në harresën kolektive dhe do të dëmtojnë luftën e shenjtë të UÇK-së”, ka thënë zëvendësministri Izmi Zeka.