DYLON

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës mirëpritet nga personalitete të larta të AP NATO-s në Bruksel

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës mirëpritet nga personalitete të larta të AP NATO-s në Bruksel
Avatar photo Redaksia

Nën Organizimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe me ftesën e tyre, një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, po qëndron në vizitë në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.

Delegacioni është i përbërë nga: Xhavit Haliti, Slobodan Petroviq, Time Kadriaj, Rexhep Selimi, Doruntinë Maloku- Kastrati , Ganimete Musliu, Zoran Mojsiloviq, Haxhi Shala dhe Danush Ademi.

Gjatë ditës se djeshme, delegacioni ka takuar personalitete të larta në AP të NATO-s: zonjën Rose E. Gottemoeller, zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, Jamie Shea, zëvendësndihmës i Sekretarit të Përgjithshëm, Michel Soula, kryesues i sektorit A në Divizionin e Operacioneve, Robert Pszczel, zyrtar i lartë për Rusi, Ballkanin Perëndimor në Divizionin e Diplomacisë Publike, znj. Carmen Romero, zëvendesndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm për Diplomaci Publike, asistente e Sekretarit të Përgjithshëm në Divizionin e Diplomacisë Publike, Petrika Jorgji, i ngarkuar me punë i përfaqësuesit të përhershëm të Shqipërisë në NATO, Gabor Marosfi, zëvendës i përfaqësuesit të përhershëm të Hungarisë në NATO, Milos Nikoliq, ushtrues i detyrës i zëvendësit të përfaqësuesit të përhershëm të Malit të Zi në NATO.

EkoHigjiena

Ndërkaq gjatë ditës se sotme delegacioni do të takojë z. David Hobbs, Sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, znj. Ruxandra Popa, zëvendëssekretare e Përgjithshme e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, znj. Tanya Hartman, zyrtare politike në Divizionin për partnership Euro-Atlantik dhe Global, gjeneralin e brigadës, z. Badialetti, zëvendësdrejtor, Divizioni i Operacioneve dhe Planifikimit , Christian Meuëly, Ambasador dhe kryesues i delegacionit zviceran ne NATO, Anthe Fritz, zëvendëskryesues i Operacioneve për Evopën Juglindore, Vlatko Cvrtila, ish-kryesues i Këshillit të Mbikëqyrjes Civile të Kroacisë, Ljubica Jelusic, deputete në Kuvendin Kombëtar të Sllovenisë, ligjëruese në studimet për mbrojtje në Universitetin e Lubjanës, ish-ministre e Mbrojtjes.

Ndër temat kryesore që po diskutohen janë: bashkëpunimi i Kosovës me KFOR-in dhe NATO-n, Gjykata Speciale, demarkacioni i Kufirit me Malin e Zi, rëndësia e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ngritja e kapaciteteve FSK-së dhe mbështetja e mëtejme e saj.

 

http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,128,9281

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.