Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana e Kosovës dhe Policia) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale.
Pas pranimit të informatave për posedim te mallrave të kontrabanduara jane kontrolluar dy subjekte (barnatore) afariste në Ferizaj.
Gjate kontrollit të subjekteve janë gjetur produkte farmaceotike( 436 pako barna) pa banderolla të Republikës se Kosovës ,ku disa prej të cilave mbanin banderolla te serbisë që dhe shteteve tjera. Vlera e tyre eshte rrethe 4000 euro.
Mallrat janë sekuestruar dhe derguar në terminalin doganore për procedura të mëtutjeshme.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganes së Kosovës. /2LONLINE/