Liverpooli ka vazhduar sigurt në garën për titullin e Premierligës. ‘Reds’ kanë mposhtur rivalin e tyre më të madh, Manchester United me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 23-të.
Për këtë ndeshje, Xherdan Shaqiri nuk ishte as në bankën rezervë. Pas publikimit të formacionit startues të Liverpoolit, kur u pa mungesa e Shaqirit, u tha se gjilanasi nuk u ftua për shkak të negociatave për t’u larguar nga klubi.
Megjithatë, duket se kjo nuk qëndron.
Gazetari i mirënjohur anglez, David Lynch, i afërt me Liverpoolin, ka bërë me dije se Shaqiri ka pësuar një lëndim.
“Më kanë treguar se Xherdan Shaqiri mungon shkaku i një lëndimi të lehtë. Nuk ka asgjë të bëjë me të ardhmen e tij”, ka shkruar gazetari i ‘Evening Standard’ në ‘Twitter’.