Presidenti Gjorge Ivanov sot në mesditë edhe siç u paralajmërua nga vet zyra e presidentit do ti jepet mandati për të formuar qeverinë e re liderit të LSDM-së Zoran Zaev, transmeton TetovaSot.
Zaev pas marrjes së mandatit tha se dy pengesa për dhënien e mandatit janë larguar dhe siç kishte premtuar para qytetarëve, dhe duke i dhënë një letër në formën e garancisë Ivanovit, i cili i është dorëzuar në Kabinetin e presidencial.
“Së pari, ne kemi siguruar mbrojtjen e unitetit, sovranitetit, integritetit territorial, multietnicitetin dhe rendit kushtetues në vend, si dhe garantimin e ruajtjes së interesave kombëtare. Ne garantojmë se procesi i vendimmarrjes për qytetarët do të jetë në përputhje me sundimin e ligjit, pa rënë ndesh me dorëzimin e Maqedonisë nga një shteti tjetër. Asnjë dokument, platformë apo deklaratë nuk do të jenë kusht për veprim nga ana e Qeverisë së Maqedonisë – tha Zaev, duke marrë mandatin.
BURIMI: TetovaSot