Kadriu: Roli i AAK-së në qeverisjen komunale, vendimmarrës dhe praktikë

Kadriu: Roli i AAK-së në qeverisjen komunale, vendimmarrës dhe praktikë

Në debatin e organizuar nga Klubi i Gazetareve “Beqir Musliu” me temën ”Roli i AAK-së në qeverisjen komunale”, Rexhep Kadriu nënkryetar i komunës i shoqëruar edhe nga Nazim Gagica, Agim Zuzaku e Selami Xhemajli ka prezantuar punën e kuadrove të AAK-së, pjesë e bashkëqeverisjes në Gjilan.

Kreu i AAK-së, njëherësh nënkryetari i komunës, Rexhep Kadriu ka folur për të gjitha zhvillimet pozitive, ndikimin e AAK-së në vendimmarrje si dhe ka treguar edhe për konfliktin e interesit dhe sfidat që e presin qeverisjen e ardhshme.

“AAK ka dëshmuar se është e aftë e guximshme, besnike ndaj partnerit dhe në të ardhmen AAK do të marrë përgjegjësi edhe më të mëdha”, tha Kadriu.

Kadriu tha se AAK ka punuar ndershëm dhe me sinqeritet duke qenë gjithmonë karshi kërkesave të qytetarëve. “Ne e kemi ruajtur fytyrën e AAK dhe të liderit Ramush Haradinaj sepse bartës i të gjitha zhvillimeve pozitive dhe projekteve vendimmarrëse ishte edhe AAK-ja” ka thënë ai.

Kadriu ka përmendur disa projekte ku AAK ka pasur ndikim dhe fuqi për t`i quar gjërat përpara si “Dardania” , “Kodra e dëshmorëve”, e projekte tjera.

Kadriu tha se partneriteti ka qenë i shëndoshë dhe në zgjedhjet e ardhshme lokale duke parë performancën e mirë të kuadrove të AAK-së ende do të marrim edhe më shumë përgjegjësi në bashkëqeverisje.

Kadriu tha se AAK ka fuqi, ka dije e guxim për të quar gjërat përpara. “Unë Gjilanin e kam parë dhe e shoh ndryshe dhe do të ndodhin edhe projekte tjera madhore sepse ne ishim kursimtar ndaj taksave të qytetarëve. I kam takuar mbi 15 mijë qytetarë kurse roli i AAK në qeverisje ishte kyç, shumicën e herave. AAK-ja e ka ruajtur taksën e qytetarit dhe jemi larg me kursime nga qeverisje tjera. AAK ka sjellur një kulturë të re politike në Gjilan sepse administrata e përgjithshme që udhëhiqet nga ne ka bërë revolucion”.

Ndërkaq duke folur rreth konfliktit të interesit që ka pasur me kompaninë e tij, Kadriu ka sqaruar se kur ka hyrë në institucione ka ndërprerë aktivitetin në kompani. “Unë biznes bëjë që nga viti 1996 dhe nëse vetëm një qytetarë deklarohet se e kam keqpërdorur pozitën në komunë unë jap dorëheqje. Thjesht asnjë cent nuk e kam përfituar nga qytetari përkundrazi vetëm se kam dhënë për qytetarin, ku edhe pagën e kam dhënë për nevoja të studentëve dhe kam ndihmuar edhe në forma tjera”, sqaroj Kadriu.

Nazim Gagica drejtor i administratës së përgjithshme tha se ka pasur rritje të cilësisë së shërbimeve, kemi menaxhuar drejtë me resurset humane dhe kemi përmbushur mbi 90% vizionin tonë.

Agim Zuzaku drejtor për ekonomi e zhvillim tha se kemi arritur të jemi korrekt ndaj shlyerjes së borxheve dhe ka folur edhe për disa projekte madhore që janë realizuar dhe pritet të realizohen.

Selami Xhemajli shef i grupit të këshilltarëve komunal nga radhët e AAK-së tha se i kemi përkrahur vendimet që ishin në interes të qytetarëve dhe kemi ditur të distancohemi në disa raste edhe nga propozimet e partnerit.

“Mendoj që e kemi pasur një performancë të mirë dhe kemi punuar tërë kohën në dobi të qytetarit” tha Xhemajli.

Ndryshe Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” do të vazhdojë serinë e debateve dhe me grupimet tjera politike që janë në pozitë dhe opozitë.

KOMENTE