Milot Rashica, Arber Zeneli, Vedat Muriqi, Hekuran Kryeziu e shumë të tjerë janë yjet kosovar që po shkëlqejnë me ekipet e tyre në Evropë.
Lojtarët e Kosovës po e tregojnë veten sejanë futbollistë të rinj me perspektivë. Kësaj liste të futbollistëve kosovar i bashkangjitet edhe Benjamin Kololli , i cili shënoi gol dhe asistoi në ndeshjen që Zurich e fitoi me rezultat 2-1.
Ylli kosovar barazoi rezultatin në minutën e 73-të dhe tre minuta më vonë asistoi për golin e fitores që e shënoi Odey.
Megjithatë në këtë ndeshje në minutën e 20-të u largua Hekuran Kryeziu, i cili pësoi një lëndim. Ai u zëvendësua nga Mirlind Kryeziu, poashtu me prejardhje nga Kosova.