DYLON

Zuzana Čaputová fiton rundin e parë, në balotazh për presidente të Sllovakisë

Zuzana Čaputová fiton rundin e parë, në balotazh për presidente të Sllovakisë
Avatar photo Elife Sherifi

Kandidatja pa përvojë në pozita zyrtare dhe me luftën kundër korrupsionit si premtim kryesor, Zuzana Čaputová, është shpallur fituese e rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Sllovaki.

Në balotazh ajo do të përballet me kandidatin e partisë në pushtet, Maroš Šefčovič.

Pas numërimit të 99.4 për qind të votave, aktivistja e njohur për mbrojtje të mjedisit, Zuzana Čaputová, i ka fituar 40.5 për qind të votave dhe ka epërsi të lartë ndaj kandidatit të dytë, Maroš Šefčovič, i cili mori vetëm 18.7 për qind të votave. Këta dy kandidatë do të garojnë në rundin e dytë, i cili mbahet më 30 mars.

EkoHigjiena

Kandidatja 45-vjeçare, e cila është përkrahëse e Bashkimit Evropian dhe bën pjesë në partinë joparlamentare “Sllovakia Progresiste”, do të dallohej shumë në skenën e liderëve evropianë, ku po rritet përkrahja për nacionalistët dhe populistët.

Pozita e presidentit në Sllovaki nuk përfshin kompetenca që lidhen me aktivitetin e përditshëm qeverisës, por presidenti/ja e ka të drejtën e vetos për përzgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve të lartë, të cilët kanë ndikim të drejtpërdrejtë në luftimin e korrupsionit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.