/2L ONLINE/ – Selami Xhemajli shef i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, duke dhënë vlerësimet e tija për punën e Kuvendit Komunal në periudhën gjashtëmujore të këtij viti, ka thënë se konform obligimeve dhe përgjegjësive që burojnë nga ligjet përkatëse, vlerësojnë se Kuvendi i ka përmbushur të gjitha detyrat që kanë qenë të parapara në planin vjetor të punës, si obligime ligjore si dhe në trajtimin e të gjitha çështjeve të cilat kanë qenë në interes të qytetarëve.
“Konsiderojmë se kemi arritur një zhvillim të kënaqshëm të demokracisë brenda kuvendit, duke marre parasysh hapësirën për debat që i është dhënë temave që janë trajtuar dhe hapësirën qe i është dhënë anëtarëve të Kuvendit pa dallim në trajtimin e temave të caktuara”, ka thënë Xhamajli i AAK-së.
Sipas tij, në ushtrimin e funksionit të tij si organ vendimmarrës ndihmesë të madhe të punës së kuvendit I kanë dhënë edhe trupat ndihmëse të tij. Gjithashtu rol të rëndësishëm në fuqizimin e punës së kuvendit ka edhe konstituimi I këshillave te fshatrave dhe lokaliteteve.
“Vlerësojmë se Kuvendi ka qenë funksional në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të përcaktuara me ligj. Vlerësojmë se ky funksionalitet i Kuvendit i siguron ekzekutivit komoditet dhe mundësi më të mëdha që me punën e tij të fokusohet ne zgjidhjen e shumë çështjeve të cilat janë në interes të qytetarëve” ka thënë Xhemajli.
Ndërsa, sa duke folur për rolin e grupit të subjektit të tij AAK-së, ai tha se anëtarët e AAK-së në Kuvend kanë pasur një performancë të mirë duke pasur parasysh pjesëmarrjen e rregullt dhe aktive si ne komisione, komitete dhe punën e Kuvendit. “Gjithashtu kemi qene unik në analizimin, vlerësimin dhe dhënien e mbështetjes se projekteve që kanë ardhur nga ekzekutivi, si dhe te gjitha çështjeve të cilat janë debatuar dhe kemi vlerësuar që janë në interes të qytetarëve. Gjithashtu kemi pasur bashkëpunim te mire me partnerin e koalicionit si dhe me te gjitha subjektet që përfaqësohen ne kuvend”, ka shtuar tutje Xhemajli.
Sipas tij, pjesa e AAK-së e përfaqësuar në ekzekutiv përmes nënkryetarit dhe dy drejtorëve që udhëheqin me Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme dhe atë të Zhvillimit Ekonomik, ka treguar performancë të mirë në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të përcaktuara me ligj dhe akte te tjera nënligjore si dhe në mbështetje të realizimit të projekteve të cilat i përkasin fushëveprimit të tyre.
“ Është vlerësim i ynë i bazuar në punën dhe angazhimin e deritanishëm, se si pjese e koalicionit qeverisës kemi dhënë kontributin tone të dobishëm për zgjidhjen e shumë çështjeve që janë në interes të qytetarëve. Meritë për këtë performancë të mirë të anëtarëve tanë në ekzekutiv ka edhe kryetari i komunës për hapësirën dhe përkrahjen që u jep në ushtrimin e funksioneve në drejtoritë përkatëse”, ka thënë Xhemajli shef i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit. /2L ONLINE/