DYLON

Prezantohet logoja e Euro 2020

Avatar photo Redaksia

UEFA prezantoi këtë të mërkurë logon zyrtare të Euro 2020 i cili për herë të parë në historinë e saj do të zhvillohet në 13 qytete të kontinentit, ndërsa finalja do të zhvillohen në “Wembley” të Londrës. Drejtues të UEFA-s theksuan se kjo ide lidhet me rastin e 60-vjetorit të kampionatit europian dhe se qëllimi kryesor është që të gjithë tifozët në mbarë kontinentin të festojnë së bashku, shkruan Top Channel.

Gjatë prezantimit, presidenti i sapozgjedhur Ceferin shpjegoi se boshti i logos është ura, një lidhje e thjeshtë dhe universale, që do të karakterizojë edhe secilin prej 13 qyteteve pritës së evenimentit. Qytetet e tjera ku do të luhen sfidat e Euro 2020 Amsterdami, Bakuja, Bilbao, Roma, Budapesti, Brukseli, Bukureshti, Dublini, Kopenhageni, Gllasgou, Shën Peterburgu dhe Mynihu.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.