DYLON

“Ylli i Javës”, futbollisti i Dritës, Albert Dabiqaj

“Ylli i Javës”, futbollisti i Dritës, Albert Dabiqaj
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 14-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Drita, Albert Dabiqaj.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Shyqeri Salihu, Bujar Asllani, Fatmir Mehmeti.

EkoHigjiena

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e katërmbëdhjetë t’i takojë Albert Dabiqaj, i cili, përveç se shënoi het-trik në ndeshjen kundër KF Llapit, ishte njeriu më meritor i përmbysjes së rezultatit (3:1), duke i mundësuar ekipit të tij 3 pikë të reja në krye të tabelës.

Pasi mori këtë çmim për herë të dytë në këtë edicion kampional, Dabiqaj u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës:

“Kishim një ndeshje mjaft të vështirë, me Llapin u kthyem nga disavantazhi në 3:1. Të kthesh rezultatin nuk është aspak e lehtë. Personalish, si Dabiqaj, ky ishte het-triku i parë në karrierën time në Superligë dhe ky është një moment i jashtëzakonshëm. Jam i lumtur me ecurinë e skuadrës dhe duhet të vazhdojmë kështu. Në xhiron e ardhshme shkojmë tek kampioni në fuqi, FC Ballkani, që është një skuadër e jashtëzakonshme dhe ka një ecuri si vendas të pamposhtur, por ne do të shkojmë ta luajmë lojën tonë. Falenderoj bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve, sepse pa ta nuk do të kaloja në këtë formë” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.