DYLON

Prokuroria në Gjilan ka ngritur 13 aktakuza kundër 18 personave

Prokuroria në Gjilan ka ngritur 13 aktakuza kundër 18 personave
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.