Me moton “Art me xhaxhin piktori” është organizuar aktivitet festiv për 1 qershorin –ditën ndërkombëtare të fëmijëve me piktorin e madh nga Shqipërija Kosta Zhonga apo siç njihet me emrin medial xhaxhi piktor.
Kryetarja e organizatës “Beyond” Bukurije Boriqi tha se ky aktivitet është organizuar në mënyrë që fëmijët e komunës së Bujanocit të kenë rastin ta shohin edhe nga afër piktorin e preferuar të tyre Xhaxhi Piktorin, shkruian Titulli.com.
Në këtë festë të mbajtur në sheshin e qytetatit ishte prezent edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe shumë fëmijë entuziast për ngjyrat dhe brushën.
Piktori Zhonga gjatë fjalimit të tij tha se ishte shumë i kënaqur rreth prezencës së tij në qytetin e Bujanocit si dhe kjo nuk do të jetë vizita e fundit e këtij lloji.
Zhonga gjatë aktivitetit i mësonte dhe ndihmonte fëmijët për të vizatuar e pikturuar sipas mënyrave më të përshtatshme për fëmijët.
Ky program është organizuar nga zyra për të rinj dhe organizata “Beyond” në bashkëpunim me komunën e Bujanocit dhe Preshevës.
BURIMI: Titulli.com