Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, është rikthyer në kohë për ndeshjen derbi të Premierligës kundër Liverpoolit, pasi mungoi javën e kaluar kundër Burnley shkaku i lëndimit.
Mesfushori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës u stërvit të mërkurën me skuadrën e Unai Emery, për herë të parë që prej lëndimit që e pësoi para një jave.
26-vjeçari e ka njoftuar rikthimin në stërvitje, tri ditë para se Arsenali ta vizitojë Liverpoolin në Anfield, duke postuar fotografi nga stërvitja me bashkëlojtarë.
Ai është shprehur: Jam rikthyer.. po ndihem mirë”, ka shkruar Xhaka ne Facebook.