DYLON

Kosova mbyll stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Greqisë

Kosova mbyll stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Greqisë
Avatar photo Elife Sherifi

Kombetarja e Kosoves sot në mesditë ka arritur në Athinë dhe në mbrëmje e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në Stadiumin Olimpik në kryeqytetin helen para përballjes së nesërme me Greqinë në kuadër të grupeve të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Përkundër faktit që në këtë ndeshje Dardanët do t’i kenë edhe tri mungesa tjera të rëndësishme, ngase për shkak të lëndimeve me ekipin nuk udhëtuan Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Edon Zhegrova, atmosfera në ekip është e mirë.

Sipas ueb faqes së FFK-së të gjithë lojtarët janë të motivuar për të dhënë maksimumin dhe për t’i dhënë fund serisë së rezultateve negative.

EkoHigjiena

Para stërvitjes në konferencën për media, mbrojtësi Mërgim Vojvoda dhe përzgjedhësi Bernard Challandes dhanë opinionet e tyre për këtë ndeshje.

Sipas tyre kjo ndeshje është e vështirë dhe nuk do të jetë e lehtë ndaj Greqisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.