Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka bojkotuar grumbullimin me kombëtaren e Zvicrës për dy ndeshjet e ardhshme eliminatore për Euro 2020.
Për këtë ndodhi është pyetur shqiptari tjetër, Granit Xhaka, i cili mban shiritin e kapitenit te Zvicra dhe është përgjigjur se nuk di asgjë.
Ai ka thënë se nëse Shaqiri e do kapitenin atëherë mesfushori i Arsenalit është i gatshëm t’ia jap.
Xhaka ka shtuar më tej duke thënë se si futbollistë janë mjaft të pjekur dhe nëse ky është me të vërtetë problemi, Shaqiri mund të ketë shiritin e kapitenit, pa problem.
Sipas Xhakës, puna e tij është të ketë ndikim në ekip me ose pa fashën e kapitenit.