DYLON

Vojvoda: Çekia kundërshtar i fortë, por ne do të luajmë për fitore

Vojvoda: Çekia kundërshtar i fortë, por ne do të luajmë për fitore
Avatar photo Elife Sherifi

Futbollisti i Kosoves, Mërgim Vojvoda është paraqitur në konferencën për shtyp në prag të duelit me Republikën Çeke që zhvillohet më 7 shtator.

Mbrojtësi i Kosovës është shprehur optimist përpara kësaj sfide, teksa ka thënë se do të japin maksimumin pavarësisht mungesave që kanë.

“Kemi shumë mungesa në skuadër, por konkurenca është e shëndoshë. Ne do të japim maksimumin. Për çdo ndeshje ne do të futemi për tre pikë. Edhe në këtë takim ne futemi për tre pikë. Nuk kalkukojmë në asnjë takim, sidomos kur luajmë përpara tifozëve tanë në Fadil Vokrri”, ka deklaruar fillimisht Mërgim Vojvoda.

EkoHigjiena

Më pas ai u pyet edhe për forcën e Çekisë, e cila dallon shumë nga kombëtaret e mëhershme me të cilat është ndeshur Kosova.

“Çekia është tjetër nivel për dallim nga kundërshtarët që kemi luajtur më parë. Por, ne kemi punuar mjaft mirë dhe kemi marrë masat për këtë ndeshje dhe shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë”, theksoi anësori i Standard Lieg.