Zagreb – Organizata botërore për mbrojtjen e natyrës WWF dënon ashpër incidentin ku është vrarë qëllimshëm breshka e detit në Stoliv të Malit të Zi duke theksuar se e ardhmja e këtyre kafshëve është në rrezik si pasojë direkt dhe indirekt i aktiviteteve të njeriut.
“Ky akt i qëllimshëm i vrasjes së pakuptimtë të breshkës së detit tregon nivelin e ulët të vetëdijes për rëndësinë dhe për rrezikun ku gjinden këto specie në regjionin tonë, dhe na bënë me dije të gjithëve se duhet urgjent të ndryshojmë qasjen ndaj gjallesave të detit. Breshkat e detit janë duke pësuar për arsye të aktiviteteve të ndryshme të njerëzve, për shkak të kapjes gjatë peshkimit, lëndimeve gjatë kontaktit me anije ose janë duke vdekur për shkak të gëlltitjes së mbeturinave nga plastika”, shpjegoj Danijel Kanski, ekspert për peshkim nga WWF Adria.
Në Malit të Zi sipas „Vendimit për vendosjen në mbrojtje të disa specieve bimore dhe kafshëve (Sl. faqe nr. 76/06)“, breshkat e detit janë specie në mbrojtje dhe është e ndaluar ngacmimi i tyre, kapja dhe vrasja.
„Në kohët tanishme me rritjen e aktiviteteve turistike ne detin Adriatik, breshkat e detit kanë gjithmonë e më shumë kontakte me njerëzit ku nganjëherë edhe këto kontakte përfundojnë me rezultat të tillë të turpshëm. Incidente si këto rrezikojnë edhe perceptimin e Malit të Zi si destinacion i dëshirueshëm turistik sepse tani mysafirët gjithmonë e më shumë zgjedhin destinacione me ekosisteme te ruajtura dhe me gjallesa të ndryshme. Zhytjet turistike ku mund te shohim breshkat e detit mbahen në mend si më të mirat dhe zhytësit zakonisht kthehen nëpër ato vende ku mund të takohen përsëri me këto kafshë. Ti ruajmë breshkat e detit sepse ato janë pasqyre e sjelljes tonë ndaj detit dhe mos ti lejojmë që të shkatërrohen këta gjigandë të bukur të detit të cilët janë shembull i llojshmërisë së detit” theksoi Kanski.
Rreth WWF:
WWF është njëra ndër organizatat e pavarura më të mëdha dhe më të respektuara për mbrojtjen e natyrës, me rreth pesë milion përkrahës dhe rrjetin global aktiv në më shumë se njëqind vende të botës. Misioni i WWF-it është të ndalohet dëmtimi i natyrës dhe të ndërtojmë të ardhme ku njerëzit jetojnë në harmoni me natyrën duke ruajtur diversitetin biologjik të botës dhe duke u siguruar që përdorimi i resurseve natyrore të jetë i qëndrueshëm, duke promovuar uljen e ndotjes dhe harxhimeve të tepërta. Për më shume informata:http://adria.panda.org/