Vullkani më aktiv në Indonezi, Merapi, që nga fillimi i vitit është duke hedhur hi dhe tym kohët e fundit shoqëruar me disa shpërthime.
Shpërthimi i vullkanit Merapi në ishullin Java është intensifikuar kohën e fundit duke hedhur hi dhe tym deri në 1 200 metra lartësi.
Mali Merapi gjendet rreth 30 kilometra nga qendra e qytetit Yogyakarta në ishullin e populluar të Javas. Në rrethin prej dhjetë kilometrash rreth vullkanit jetojnë thuajse 250000 persona.
Shpërthimi i fundit i madh i Merapit ndodhi në vitin 2010, ndërsa humbën jetën 347 persona. Arkipelagu indonezian ku jetojnë më shumë se 250 milionë njerëz gjendet në Unazën e Zjarrtë të Paqësorit dhe është i prirur për tërmete dhe shpërthime të vullkaneve. Zyra qeveritare sizmologjike indoneziane monitoron më shumë se 130 vullkane aktive.