DYLON

Fillojnë aktivitetet e shënimit të javës së gjashtë globale për siguri në rrugë

Fillojnë aktivitetet e shënimit të javës së gjashtë globale për siguri në rrugë
Avatar photo Redaksia

Sot, nën organizimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Asociacionit Kosovar të Motorizimit dhe Policisë së Kosovës, u shënua “Java Globale e Sigurisë Rrugore”, ku si qëllim kryesorë i fushatës është kufizimi i shpejtësisë për automjete deri në 30 km/h.

Zëvendësministri i MMPHI-së, z. Hysen Durmishi, shprehu bindjen e tij se renditja e sigurisë rrugore si prioritet i lartë do të kontribuojë në uljen e numrit te aksidenteve rrugore dhe përmirësimin e gjendjes në sigurinë  e trafikut rrugor në përgjithësi.

EkoHigjiena

Për më tepër ai tha se: “Kufizimi në këtë shpejtësi shpëton jetë dhe mbron të gjithë pjesëmarrësit që i përdorin rrugët, veçanërisht fëmijët, këmbësorët, biçiklistët, njerëzit e moshuar dhe personat me aftësi të kufizuara, andaj duke u sjellë në pajtim me rregullat dhe Ligjet e Trafikut rrugor, secili nga ne, mund të kontribuojë në përmirësimin e gjendjes së sigurisë në trafikun rrugor”.

Ndërsa Gazmend Hoxha, përfaqësues i Policisë së Kosovës, u shpreh se:” Policia e Kosovës është pjesë e këtij aktiviteti dhe  do të përkrah me njësitë relevante duke bërë thirrje për respektimin e rregullave të trafikut dhe njëkohësisht mbështet propozimin që në vendbanimet urbane, dhe pranë shkollave të ketë shpejtësi më të ulët, atë 30 kilometra në orë.

Respektimi i rregullave të trafikut duhet të bëhet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Policia e Kosovës do të vazhdojë të punoj për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, si dhe për zvogëlimin e aksidenteve në përgjithësi”. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.