DYLON

Parashikimi i motit për pesë ditë (21 – 25 shkurt 2022)

Parashikimi i motit për pesë ditë (21 – 25 shkurt 2022)
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java fillon me mot të mirë dhe me temperatura të ngjashme me ditët e fundit.

Në juglindje dhe lindje të vendit ka mundësi të ketë riga shiu. Nga dita e martë i gjithë vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

EkoHigjiena

Kjo situatë nuk do të zgjasë por do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore në viset e ulëta dhe mesatare, kurse në viset e larta parashihen reshje bore.

Temperaturat do të bien në mesditë deri në 5 gradë.

 Nga dita e mërkurë parashihen kushte tjera meteorologjike, sidomos në temperaturat e dy vlerave.

Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.