Sllobodan Vujiçiq, kryetar i Shoqatës së malazezëve të Kosovës, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi, si president i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe si personalitet me përvojë të cilën e ka arritur në procese të vështira bisedimesh, është sigurisht personi me kompetent dhe kredibil të udhëheqë bisedimet me Serbinë.
Sipas tij, anë të pakuptueshme kritikat e disa partive politike shqiptare të opozitës, të cilat e kundërshtojnë udhëheqjen e bisedimeve nga Hashim Thaçi. Animoziteti personal dhe interesi politik duhet të përjashtohen në këtë rast, sepse nga ecuria e këtyre bisedimeve varet e ardhmja jo vetëm e serbëve dhe shqiptarëve, por e ardhmja e gjithë Ballkanit Perëndimor.
“Ne besojmë në dëshirën dhe fuqinë e dy presidentëve dhe jemi të sigurt që me gjithë pjeswn e tyre tw dhimbshme, bisedimet do të mbyllen me nënshkrimin e marrëveshjes ligjore në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Me këtë marrëveshje do t’i vihet pika urrejtjes shekullore në mes serbëve e shqiptarëve, e cila ka sjellë luftë, ndarje e vuajtje pothuajse në secilën shtëpi. Është koha që kësaj t’i vijë fundi dhe së bashku me shqiptarët e serbët të ndërtojmë të gjithë një të ardhme prosperuese për ne dhe fëmijët tanë”, ka thënë Sllobodan Vujiçiq, kryetar i Shoqatës së malazezëve të Kosovës.