Greqia dhe shqiptarët, nga viti 1913-1945

Greqia dhe shqiptarët, nga viti 1913-1945

Për fqinjët e Shqipërisë, britaniku Aubery Herbert në mes të tjerash thoshte: “Jam i bindur se shfarosja sistematike e shqiptarëve në zona të ndryshme kufitare të Shqipërisë po edhe në brendi të Greqisë u bë nga ata që ishin betuar se ishin miqtë e shqiptarëve. Kjo fatkeqësi ka ndodhur meqë bota ishte e paditur çka po ndodh në atë kënd të Ballkanit”.

Shkruan: Sami ARIFI

Greqia luante me kartën duke i quajtur “të gjithë të krishterët ortodoksë shqiptarë”, grekë duke përmbysur faktet dhe realitetin.

Nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, shumica e territoreve shqiptare iu dhanë Greqisë. Pretendimet territoriale nga ana e Greqisë vazhduan më vonë edhe në Paris, edhe se territoret e marrura ishin me shumicë shqiptarë mysliman, ndërsa pakica krishtere ortodokse ishin anëtarë të “kishës ortodokse”, megjithatë ata nuk ishin grekë as nga raca, as nga gjuha apo ndjenjat, por ishin shqiptarë.

Si shembull konkret kemi veprimet e grekëve gjat vitit 1914 kur ata kishin pushtuar Jugun e Shqipërisë, disa muaj para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Shqiptarët ortodoksë u larguan nga frika e tyre, më se 350 mijë dhe shkuan në Vlorë, ndërsa ata që i zuri ushtria greke i masakroi, përse e bëri këtë nëse ata ishin grekë?!

Shqiptarët (çamët) në Greqi iu nënshtruan një holokausti për t’i shpërngulur ata nga trojet stërgjyshore, e këto troje me ndihmën e Evropës iu dhanë klyshëve të Rusisë.

Në kohën e tanishme Greqia mundohet ta fshehë holokaustin atë që bëri në të kaluarën me të gjitha mënyrat, me forcat e veta historike, që ushtroi ndaj popullsisë vendase çame që ishin autokton të atij vendi.

Masakra e Selanit ishte e para që u bë në Çamëri nga barbarët grek në krye me Deli Janaqin në mars të vitit 1913. Ku shpërngulja e shqiptarëve (çamëve) ishte drejtuar nga Turqia dhe nga Shqipëria.

Shpërnguljet në drejtim të Turqisë u intensifikuan edhe më 30 janar të vitit 1923, ku u shpërngulën më se 10 mijë çamë, vazhduan pandërpre edhe në vitet 1924-1925, më se 20 mijë çamë.

Shqiptarë myslimanë që jetonin në Epirin e Maqedonisë në Greqi, ishin të detyruar me dhunë të merrnin rrugën e Turqisë, e që kalone shifrën mbi 384.000 (treqind e tetëdhjetë e katër mijë). Ky numër i të shpërngulurve çamë ishte vetëm gjatë vitit 1923, që sipas Traktatit të Lozanës iu dha grekëve mundësinë për t’i realizuar objektivat që i kishin dhënë vetes me shkëmbimin e popullsive; pra,të largonin pjesën më të rëndësishme të popullsisë shqiptare kompakte, autoktone të Çamërisë për të siguruar “homogjenitetin e tyre etnik”.

Holokausti ndaj çamëve vazhdonte që nga qershori i vitit 1944-1945. Holokausti më i madh në historinë e popullit shqiptarë të Çamërisë ka ndodhur në datën 25 qershor të vitit 1945 nga masakruesi Napoleon Zerva me origjinë nga Arta, i cili masakroi më se 2 mijë çamë vetëm në Paramithi, më 27 qershor po të këtij viti.

Sipas informatave të kolonelit britanik Vuthaus, që ishte dëshmitar i ngjarjeve, që këto informata i dërgoi Londrës në mars të vitit 1945, është fjala edhe për vitin 1944, midis tjerash shkruante:

“ju bëj me dije se Zerva i nxori çamët jashtë nga shtëpit e tyre dhe i dëboi, dëbimi i tyre u krye përmes një gjakderdhjeje të madhe, ku një numër që shpëtuan gjetën strehim në Shqipëri”. Masakra më e madhe ishte edhe ajo e marsit të vitit 1945, në Filat e cila masakër me përmasat e saja të mëdha ndaj çamëve është vështir të përshkruhet…

KOMENTE