Kryetari i Shoqatës dhe Unionit të Malazezëve të Kosovës, Slobodan M.Vujičić, ka thënë se besojnë se Serbia, gjatë dialogut të brendshëm, do të gjejë formulën me të cilën, përmes ndërmjetësimit të bashkësisë ndërkombëtare, do të vijë deri te normalizimi afatgjatë i marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Me këtë, si] thotë Vuji]i], do të mbyllej konflikti i ngrirë dhe do të fillojë me zgjidhjen e çështjeve jetësore që qojnë kah zhvillimi ekonomik, integrimi evropian dhe modernizimi i të dyja shteteve.
“Nëse Serbia do të ketë sukses që të dalë mbi mitet e saja, do të përjetojë ekspansion ekonomik dhe për një kohë të shkurtër do të bëhej fuqia më e madhe ekonomike në Ballkan dhe njëra ndër më të zhvilluarat në Evropë”, thotë Slobodan M.Vujičić, Kryetari i Shoqatës dhe Unionit të Malazezëve të Kosovës