Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervalet shkurta me diell.
Sipas Institutit në fjalë, vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu me mundësi edhe për shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi1-6/m/s, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. /2LONLINE/