DYLON

Kryetari i Gjilanit ka takuar zëvendësministrin e Arsimit, bisedojnë për arsimin në këtë komunë

Kryetari i Gjilanit ka takuar zëvendësministrin e Arsimit, bisedojnë për arsimin në këtë komunë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendin, me të cilin kanë biseduar lidhur me zhvillimet në fushën e arsimit në këtë komunë.

I pari i komunës, tha se janë të përkushtuar për më shumë investime nëpër shkolla, për rritje të cilësisë në arsim dhe për një rini të shëndoshë.

EkoHigjiena

Zëvendës ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, tha se me kryetarin Hyseni, kanë diskutuar rreth arsimit në Komunën e Gjilanit, investimet dhe projektet e reja që do të përmirësojnë infrastrukturën arsimore atje.

“Përkushtimi ynë i përbashkët është krijimi i kushteve më të mira për mësim dhe zhvillim të fëmijëve dhe të rinjve përmes projekteve të reja dhe inovative të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Komunës së Gjilanit’, tha Taulant Kelmendi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.