Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan ka bërë me dije se një person, nën ndikimin e substancave dehëse, pasi i kishte gjetur çelësat në garazh, e ka marrë autobusin mercedes e firmës “Mimoza 93”, që ishte i parkuar në garazh, e ka ndezur dhe duke e vozitur i ka goditur dyert, të cilat ishin të mbyllura, duke i dëmtuar tërësisht.
Po ashtu, duke vazhduar ngasjen e autobusit, i dyshuari ka goditur pastaj edhe dyert e oborrit duke i hapur dhe dalë në rrugën kryesore ku aty e ka goditur dhe rrezuar në tokë edhe një shtyllë metalike për ndriçimin e rrugës.
Nënkolonel Shaban Azizi, ka thënë se i njëjti ka vazhduar duke e vozitur autobusin rreth 10 kilometra, deri ne dalje te fshatit Doberqan të Gjilanit, ku kishte humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ku edhe aty i kishte mbetur autobusi.
“Pronarit te garazhës iu ka shkaktua një dëm material rreth 2000 €. Gjithashtu sipas pronarit edhe autobusi është i dëmtuar pothuajse tërësisht, me një vlerë rreth 25000 €.
Në konsulltim me prokurorinë, rasti inicohet si “marrja në posedim e pasurisë së luajtshme, ngasja në gjendje të dehur, dëmtim apo asgjësim i pasurisë”, ndërsa i dyshuari ndalohet për 48 orë.