Kanë votuar katër kandidatët për deputetë të koalicionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan.
Labinota Demi Murtezi ka votuar në Livoc të ulët, Avdil Halimi e Ismet Hajdini në Gjimnazin e vjetër si dhe Selvete Shurdhani në shkollën “Mehmet Isai”.
Në mesazhet e tyre, ata thanë se kjo ditë është shumë e rëndësishme për qytetarët e Republikës së Kosovës, ditë kjo që vendosë për të ardhmen e tyre.