Çfarë po ndodh me AKR-në e Gjilanit, është apo s’është pjesë e koalicionit?!

Çfarë po ndodh me AKR-në e Gjilanit, është apo s’është pjesë e koalicionit?!

Ndonëse, kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ditë më parë, kishte bërë publike marrëveshjen e koalicionit, duke përfshirë në të edhe Aleancën Kosova e Re (AKR), madje në emërimin e ekzekutivit është ndarë një drejtori  për këtë subjekt, (Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim), sot, Ismet Hajdini, kryetar i Degës së AKR-së ka bërë të ditur se është takuar kryesia e këtij subjekti nga i cili takim, sipas tij,  ka dal edhe një vendim.

Merret vesh se kryesia vlerëson se marrëveshja është e këshilltarëve komunal (AKR-ja ka dy anëtarë në përbërjen e Kuvendit Komunal të Gjilanit) dhe se kryesia e degës nuk e njeh këtë marrëveshje pasi është bërë pa dijeninë dhe pëlqimin e kryesisë.

Për më tepër, më poshtë po japim në tërësi, vendimin e sotshëm të kryesisë së AKR-së së Gjilanit.

Njoftim
Vendim nga kryesia e degës AKR-së Gjilan

Sot, në mbledhjen e kryesisë dhe strukturave të degës në Gjilan, pas një debati të gjatë për çështjen e marrëveshjes për koalicion të dy këshilltarëve të AKR-së në kuvendin komunal, u mor vendim me sa vijon:

1. Ne si kryesi dhe strukturë e degës AKR-së Gjilan nuk e pranojmë një koalicion të tillë sepse nuk është marr pëlqimi dhe vendimi në kryesinë e degës e kjo marrëveshje është inekzistente për degën tonë dhe kjo marrëveshje për ne është ilegale prandaj ne nuk jemi në koalicion me LDK-në

2. Paraqitja e këtyre dyve këshilltarëve më emër të AKR-së nuk është valide sepse nuk paraqesin orientimin politikë të degës së AKR-së Gjilan por mund të paraqiten si këshilltarë të pavarur, arsyeja qëndron në atë se që nga zgjedhja nuk janë konsultua dhe nuk kanë prezantua nëpër mbledhje të kryesisë degës.

3. Në të gjitha komitetet dhe komisionet dhe propozimin e drejtorit këta dy këshilltar kanë vendosur për gjitha këto çështje pa marrë mendimin e kryesisë degës e cila kryesi nuk është konsultuar nga ata asnjëherë.

4. Në takimin e sotëm të mbledhjes së kryesisë me datën 03.05.2018 këta dy këshilltarë nuk morën pjesë për të raportuar për çështjen e koalicionit me LDK-në.

5. Kryesia dhe strukturat e degës kërkojnë qĕ të anulohen të gjitha veprimet e këtyre këshilltarëve dhe autorizohet kryesia e ngushtë të merret me çështjen e koalicionit dhe të raportoj për koalicion sipas statutit të partisë kryesisë së degës.

Ky vendim i kësaj kryesie është marrë në bazë të strukturës partisë, anëtarësisë, simpatizantëve të degës AKR-së Gjilan

Kryetari i degës AKR-së Gjilan, Ismet Hajdini

Më 03.05.2018 Gjilan

KOMENTE