DYLON

AKR-ja me koalicionin do ta zhvillojë Kosovën

AKR-ja me koalicionin do ta zhvillojë Kosovën
Avatar photo Redaksia

Kandidati i AKR-së dega në Gjilan organizoi takim me qytetarë ku para tc pranishmëve shpalosi programin për ekonomik për zhvillimin e Kosovës. Sipas Ismet Hajdinit, kryetarit të AKR-së, njiherit edhe kandidat i AKR-së për Parlamentin e Kosovës, me ardhjen e Koalicionit AKR-LDK në pushtet, do të këtë rritje pas dy viteve 8 përqind.

“Ky koalicion me këtë listë të kandidatëve lirisht mund të them se Kosova do të ketë rastin e saj historik për integrime të shpejta evropiane. Sipas programit për qeverisje AKR-LDK para sheh qe ketë rritje 8 për qind, do të bëjmë zonat e lira ekonomike me çka do të bëjmë ulje të shpejt të papunësisë çka edhe është shqetësimi më i madh i shoqërisë së Kosovës” ka thënë Hajdini.

Më tej ai shtoi se në arsim dhe gjyqësor kemi paraparë të bëjmë reforma rrënjësore, rritje të pensioneve dhe përmirësimin performancës në administratë.

EkoHigjiena

Nëndega e AKR-së në Përlepnicë mbajti takime me banorë të Perlepnicës, ku në këtë takim ishte kandidati për Parlamentin e Kosovës, Ismet Hajdini dhe nënkryetari i degës Nuhi Nuhi.

Në këtë takim u njoftuan për mbarëvajtjen e fushatës dhe rreth kandidatit Ismet Hajdini.

AKR-ja me në krye presidentin Behgjet Pacolli kemi marr një mision për të dërguar deri aty që qytetari I Kosovës do të arrij të sheh zhvillim e vendit në të gjitha sektorët.

Për të ndodhur kjo duhet të mbështet AKR-ja me kandidatët e saj dhe shfrytëzojë rastin të ju ftoj që të dilni me 11 qershor dhe të votoni koalicionin tonë, koalicion I shpresës dhe të ardhmes, thuhet në komunikatën e AKR-së.

*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017