DYLON

Hajdini: Fitorja jonë e padiskutueshme, vetëm do të shohim sa e thellë do të jetë ajo

Hajdini: Fitorja jonë e padiskutueshme, vetëm do të shohim sa e thellë do të jetë ajo
Avatar photo Redaksia

Kreu i AKR-së, Dega në Gjilan, Ismet Hajdini, që njëherësh është edhe kandidatë i AKR-së për deputetë, pjesë e listës së koalicionit LDK-AKR-Alternativa, ka thënë se kur është në pyetje Anamorava, nuk është më asnjë dyshim se fitorja e këtij koalicioni do të jetë e padiskutueshme në zgjedhjet e 11 qershorit, por se vetëm duhet pritur këtë datë për të parë se sa e thellë do të jetë ajo.

Hajdini, në një konferencë për gazetarë, ka thënë se po punohet në terren dhe nga ajo që është parë deri më tani, mbështetja për AKR-në veçse po rritet dita ditës. Ai ka vlerësuar ecurinë e fushatës deri në këtë fazë dhe ka kërkuar nga të gjithë kontribut që kjo klimë e mirë të jetë deri në fund.

Hajdini ka thënë se ajo çfarë e dallon AKR-në nga të tjerët jashtëzakonisht shumë është programi ekonomik, dhe tha se ndihen shumë mirë që në partneritetin që e kanë arrit me LDK-në për të qenë në koalicion, është vlerësuar ky program dhe se është punuar bashkërisht për një program të përbashkët për zhvillimin e vendit ku program ekonomik i AKR-së zë vend dhe se në sferën ekonomike do të jenë kuadrot e këtij subjekti që do të prijnë.

EkoHigjiena

Ai ka akuzuar të tjerët që kanë vjedhur nga programi i AKR-së, i cili bazohet në pika të fuqishme, por e keqja e atyre që kanë vjedhur, sipas Hajdinit është se nuk din me e interpretua sepse nuk është e tyre, por kështu ndodh kur nuk je origjinal por vjedhë.

Hajdini i AKR-së ka vlerësuar në tërësi programin, por ka përmendur vetëm disa pika të fuqishme të saj në fushën ekonomike duke vënë në pah se AKR-ja i kushton rëndësi të madhe rinisë andaj edhe ka paraparë Fondin për të rinjtë, pastaj me AKR-në në qeverisje nuk do të ketë familje që nuk do ta ketë së paku një të punësuar, qysh nga viti i dytë i mandatit qeverisë do të kemi rritje ekonomike prej 8 për qind me çka do të shtohet punësimin dhe do të ulet shkalla e papunësisë sepse do të kemi rritje ekonomike si dhe me AKR në qeverisje do të kemi liberalizimin e vizave për gjashtë muaj.

Ndërsa, Vehbi Salihu, shef i Shtabit Zgjedhor i AKR-së së Gjilanit ka thënë se shtabi po funksionon në mënyrën më të mirë po zbatohet agjenda e paraparë dhe në terren janë duke kaluar si është më së miri, pasi po duket qartë mbështetja që po i ofrohet kandidatëve të AKR-së, përkatësisht në përgjithësi koalicionit ku është rreshtuar AKR-ja.

Përndryshe, drejtues të AKR-së, të shtabit zgjedhor, dhe kandidatët për deputetë kanë ftuar gjilanasit por edhe anamoravën në përgjithësi të dalin në votime me 11 qershor për të votuar për të ardhmen prosperuese, e kjo bëhet duke e votuar koalicionin LDK-AKR-Alternativa.

*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.