DYLON

AKR Fitorja do të jetë e përbashkët, shihemi me 11 qershor

AKR Fitorja do të jetë e përbashkët, shihemi me 11 qershor
Avatar photo Redaksia

Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan organizoi darkë me përfaqësues nga nëndegët e saj më mbi 200 të ftuar.

Me një fjalë rasti ju drejtua edhe Ismet Hajdini, kandidat i Aleancës Kosova e Re për deputetë në Kuvendin e Kosovës, ai tha se fitorja bëhet bashkërisht dhe duhet dalë masovikisht në këto zgjedhje për ta votuar AKR-LDK-në.

“Sipas të gjitha analizave Anamorava do të jetë bindshëm me koalicioni tone. Ai në takimi me qytetarë e simpatizantë tregoi se AKR-ja bashkërisht me koalicionin do të realizojnë shumë projekte në dobi të qytetarëve të cilat premtime tashmë janë të njohura për qytetarët e Gjilanit”., ka thënë Hajdini.

EkoHigjiena

Vehbi Salihu shef i shtabit zgjedhor, tha se votuesit duhet të votojnë koalicionin konkretisht kandidatin tonë Ismet Hajdini dhe kandidatët tjerë të AKR-së. Ai tha se mos u mashtroni te votoni kandidat jashtë kësaj liste, sepse do te humbni shansin për punë në të ardhmen.

Vana Jerliu Ramadani anëtare e kryesisë qendrore të AKR-së tha se është e nderuar dhe e privilegjuar që Behgjet Pacolli i dha shansin të jetë pjesë e AKR-së.

“Për mua është kënaqësi të jem pjesë e kësaj fushate dhe të ju them se është rast i mirë qe 11 Qershor votën tuaj të keni parasysh, është shumë me rëndësi të votohet ky koalicion, sepse është koalicioni i të ardhmes tonë të përbashkët”, ka thënë ajo.

*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.