Komuna e Kamenicës edhe në mesin e shumë komunave të tjera po implementon praktikën e buxhetimit me pjesëmarrje. Në kuadër të kësaj iniciative, pjesë e të cilit si facilator është USAID, janë dy lokalitete, Petroci dhe qyteti i Kamenicës.
Në Petroc e propozuar, zgjedhur dhe e votuar për t’u implementuart është ideja për rregullimin e oborrit të shkollës dhe terrenit sportive, kurse në Kamenicë ka marrë më së shumti vota ideja për vendosjen e ashensorëve në Qendrën Kryesore Familjare në Kamenicë si dhe në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë.
Kujtojmë se në kuadër të kësaj praktike janë deleguar 3% e investimeve kapitale nga buxheti komunal. /2LONLINE/