Raportohet se kosovari, Mërgim Vojvoda ka vendosur të largohet nga klubi Mouscron dhe tani ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin e ri, Standard Liege.
Mediumet belge raportojnë se Vojvoda, të enjten, i kreu të gjithë testet fizike dhe mjekësorë, ndërsa të premten ai u takua me Rudy Heylen, i cili kishte për detyrë ta zhvilonte profilin psikologjik të futbollistit.
Tani besohet se për transferimin e Vojvodës te dhjetë-herë kampioni i Belgjikës ka mbetur vetëm formalitet dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim.
Vojvoda i ka zhvilluar 39 ndeshje këtë sezon, gjatë të cilave ka kontribuar me një gol dhe një asist. Megjithatë, kontributi i tij në gola nuk është pjesa që e dëshmon aftësinë e Vojvodës, pasi që ai luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë.