DYLON

E kryen FIFA, Zekaj bashkohet me Kosovën

E kryen FIFA, Zekaj bashkohet me Kosovën
Avatar photo Elife Sherifi

Futbollisti i Lille, Arton Zekaj, do të  bashkohet përfundimisht me Kosovën. Ish-futbollisti i Partizanit, Arton Zekaj ka vendosur që ta përfaqësojë Kosovën, pavarësisht se kishte luajtur për grupmoshat e reja të Serbisë së fundmi.

Zekaj do të shkojë te skuadra U-21 i Kosovës, atje ku do të pasurojë ekipin që drejtohet nga Rafet Prekazi.

19-vjeçari ka lindur në Suboticë, derisa ka qenë i përzgjedhur kapiten i grupmoshave të reja të Serbisë, por që ende nuk kishte pranuar ftesë nga ekipi i parë i Serbisë.

EkoHigjiena

Gjithashtu, Zekaj ka luajtur edhe te klubet serbe si Partizan, Sopot dhe Backas, derisa vitin e kaluar u transferua te klubi i madh francez, Lille.

Pë r kë të  mundë si kalimi te Kosova e ndë rmjetë soi edhe FIFA, pasi Serbia nuk e lironte lojtarin me prejardhje nga Kosova.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.