Delegacioni austriak nga Kuvendi i Austrisë së Ulët ka vizituar sot Asociacionin e Komunave të Kosovës për të vlerësuar mundësitë e bashkëpunimit mes pushtetit lokal në Kosovë dhe pushtetit lokal në Austri.
Delegacioni austriak në përbërje Z.Karl Wilfing, Kryetar i Kuvendit të Austrise së Ulët (Niederösterreichischen Landtages), Z.Christoph Weidinger, Ambasadori Austriak në Kosovë, Z.Karl Moser, Nënkryetar i parë i Kuvendit të Austrisë së Ulët, Z.Rene Pfister, Deputet i Kuvendit të Austrisë së Ulët, Z.Dieter Dorner, Deputet i Kuvendit të Austrisë së Ulët, Z.Christoph Fuchs, Zyrtar për Komunikim dhe Z.Martin Schaller, Zv.ambasadori Austriak në Kosovë u priten nga delegacioni i AKK-së kryesuar nga z.Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i AKK-së.
Në këtë takim z.Ibrahimi informoi mysafirët nga Austria për punën dhe anagzhimin që bën Asociacioni i Komunave të Kosovës në përfaqësimin e interesave të Komunave dhe për lobimin dhe avokimin për qeverisjen lokale në Kosovë.
Drejtori Ibrahimi poashtu informoi mysafirët për mënyrën e lobimit në institucionet qendrore, temat e ngritura, shërbimet që u ofrohen Komunave e deri tek funksionimi i organeve dhe strukturave të Asociacionit si dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar në nivel të politikave lokale në rajon dhe Evropë.
Në anën tjetër delegacioni austriak mirëpriti punën që bën nga AKK-ja për qeverisjen lokale në Kosovë sidomos në fushën e lobimit dhe avokimit duke ofruar dhe krahasuar edhe për praktikat e tilla nga Austria.
Mysafirët nga Austria dhe delegacioni i Asociacionit të Komunave të Kosovës diskutuan për sfidat dhe problemet e pushtetit lokal në Kosovë dhe Austri si dhe për mundësitë që të ngritët dhe thellohet bashkëpunimi edhe mes Asociacioneve të Komunave të dy vendeve por edhe të Komunave të Kosovës me Komunat e Austrisë. /2LONLINE/