DYLON

Ministri Çeku viziton Novobërdën ku kanë filluar punimet restauruese në xhaminë e Osman Efendisë

Ministri Çeku viziton Novobërdën ku kanë filluar punimet restauruese në xhaminë e Osman Efendisë
Avatar photo Redaksia

Ministri Çeku bashkë me partnerët nga zyra e BE dhe UNDP ishin në vizitë në Novobërdë, ku kanë filluar punimet restauruese në xhaminë e Osman Efendisë.

Këtë vizitë e zhvilluan në muajin që shënohen ditët e trashëgimisë evropiane dhe kur festohet trashëgimia e qëndrueshme, ndërsa takuan studentët e arkitekturës dhe të trashëgimisë kulturore që janë pjesë e kampit të restaurimit, të cilët po mësojnë teknikat e ruajtjes dhe restaurimit përmes mësimit teorik dhe duke e aplikuar në praktikë.

EkoHigjiena

Ndërhyrjet restauruese po bëhen në kuadër të programit “Trashëgimia Kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezionit social”, bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës, Bashkimit Europian dhe UNDP-së, ndërsa po zbatohet nga organiza Trashëgimia Kulturore pa Kufij. Në kuadër të këtij programi parashihet restaurimi i dhjetëra aseteve të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.