Drejtoresha e Arsimit, në Viti, Fatbardha Emini, ka pritur në një takim mësimdhënës të kësaj komune, të cilët, pos punës zyrtare në procesin edukativo mësimor, po angazhohen vullnetarisht edhe në aktivitetet e shumta kulturore të cilat shënohen në këtë komunë, kryesisht nëpër shkollat e saj.
Bëhet me dije, se gjatë këtij takmi, ata, u pajtuan për hapat e mëtutjeshme që të rrisin edhe më shumë cilësinë e programeve të cilat organizohen në shkollat vitiase, me qëllim që nxënësit e dalluar të kenë mundësinë e paraqitjes së talenteve të tyre.