DYLON

Arifi pret në takim përfaqësuesit e USAID-it dhe MPBZHR-ja

Arifi pret në takim përfaqësuesit e USAID-it dhe MPBZHR-ja
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në Komunën e Kamenicës,  Naim Arifi, ka pritur në takim drejtorin e USAID-it Fatmir Selimi dhe zyrtarën e lartë për hortikulturë, bujqësi organike Valdete Avdiu, për të diskutuar rreth zhvillimit të bujqësisë.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është zhvillimi i një sektorit bujqësor më konkurues përmes Asistenës Teknike dhe Granteve për fermerët, ndërmarrjet dhe organizatat tjera në zingjirin e vlerave.

Drejtori Arifi është shprehur shumë i kënaqur që ky projekt për fermerët që merren me Pemë të Imta dhe Bimë Aromatike e Mjekësore do të fillojë bashkpunimin me USAID-in dhe Ministrinë e Pylltarisë, Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

EkoHigjiena

“Jam shumë i lumtur për këtë bashkëpunim që po e bëjmë dhe do të vazhdoj të punoj shumë duke qenë në gjendje gadishmërie shtatë ditë në javë, 24 orë punë”, tha ai.

Projekti në bashkëpunim me MPBZHR-në dhe USAID-in synon nxitjen e zhvillimit ekonomik, ngritjen e kapaciteteve teknike, krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e eksportit përmes zingjirëve të sipërfaqeve me kultura bujqësore.

Ndërkaq, zyrtarja e lartë për hortikulturë, bujqësi organike Valdete Avdiu është shprehur e kënaqur për këtë bashkpunim dhe tha se MBPZHR-ja dhe USAID-i do të vazhdojnë të përkrahin financiarisht këtë projekt.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.